Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Zbardhet plani, PREMIER LEAGUE rinis me dy ndeshje (DATA)

Shkruar nga NEWSPORT
Zbardhet plani, PREMIER LEAGUE rinis me dy ndeshje (DATA)

Premier League do të rifillojë në 17 qershor me ndeshjet e Manchester City - Arsenal dhe Aston Villa – Sheffield. Në mbledhjen e fundit të klubeve të Premier League, u vendos data për rifillimin e sezonit të mbetur, raporton “The Telegraph”.

Ndeshja e parë e Premier League pas rifillimit mendohet se do të zhvillohet në 17 qershor me dy ndeshje të shtyera të javës të 28-të: Manchester City - Arsenal dhe Aston Villa - Sheffield United, në mënyrë që të gjitha klubet e Ligës të kenë 29 ndeshje secila.

Ndërkohë, java e 30-të mendohet se do të fillojë në 20 qershor dhe do të zhvillohet gjatë fundjavës.

Në tre raunde të testimit të Coronavirusit që janë bërë tashmë në Premier League, janë zbuluar 12 raste të infeksionit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga