
Qendërmbrojtësi i Kukësit, Ylli Shameti në një prononcim për newsport.al ka folur për të ardhmen e tij. Shtatlarti i mbrojtjes verilindore ka lënë gjithçka të hapur për të ardhmen e tij, pasi ka shumë oferta nga disa klube të Superiores.
" Akoma nuk kam vendosur për të ardhmen time. Po shqyrtoj ofertat që më kanë ardhur nga disa klube të Superiores. Deri në fundjavë besoj që do të vendos. Për momentin kjo është situata", deklaroi qendërmbrojtësi i Kukësit, i cili ka qenë pjesë e rëndësishme e formacionit verilindor.
Pas eliminimit nga kupat e Europës, te skuadra kuksiane priten shumë lëvizje të lojtarëve duke lënë në këtë mënyrë të hapur mundësinë e largimit.
Poll