Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ Ylli Hoxha gjen akordin me një skuadër të Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Ylli Hoxha gjen akordin me një skuadër të

Ylli Hoxha u përfol që do të ishte pjesë e Flamurtarit edhe për një sezon, por kjo nuk ndodhi. Më pas për kosovarin u tha që ka arritur një akord me Besën e Pejës, por edhe këtë herë marrëveshja u prish në fund. Ditën e sotme mësohet që Hoxha ka vendosur të mbetet përsëri pjesë e Superiores dhe orët në vazhdim pritet të nënshkruajë për një skuadër.

Bëhet fjalë për Vllazninë e Shkodrës. Vetë lojtari ka pranuar që është në bisedime me shkodranët dhe detaje të vogla e ndajnë nga nënshkrimi i kontratës.

“Kam pasur kërkesë për të vazhduar në Vlorë, por nuk kam dashur. Kam pasur bisedime edhe me Besën e Pejës, por nuk kemi arritur akordin. Tani jam pranë marrëveshjes me Vëllazninë”, deklaroi Hoxha për mediat kosovare.

Mesfushori i majtë ishte ndër më të spikaturit e Flamurtarit sezonin e kaluar duke bërë disa paraqitje të mira. Hoxha e njeh mirë Superioren pasi më parë ka qenë pjesë e Kukësit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga