Partizani do të luajë nesër kundër Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Një sfidë që nuk zhvillohet vetëm për rezultat, por edhe për prestigjin e dy ekipeve. Është Xhuliano Skuka së fundmi që nxiton të “ndezë” sfidën përmes një postimi në rrjetet sociale.
Tifozët priten të jenë të shumtë dhe si për t’i “karikuar” ai i ka çuar disa zemra përmes “emojeve”. Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit është caktuar të zhvillohet nesër në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet. Skuka është projektuar si titullar dhe me formën e treguar në ndeshjet e fundit, padyshim është rrezik absolut.
[caption id="attachment_672488" align="alignnone" width="437"] Postimi i Xhulio Skukës[/caption]