Ish-trajneri dhe futbollisti i njohur shqiptar, Hito Hitaj ka dhënë një prononcim për "Procesin Sportiv", ku ka folur për futbollin në të shkuarën dhe futbollin sot.
Hitaj tha se sot nuk i kushtohet rëndësia e duhur Akademive të futbollit.
"Për mendimin tim ka patur organizim më të mirë në atë kohë. Akademitë funksiononin siç duhet.
Ne në kohën tonë i kemi futur në ekipet e para që në moshën 16 vjeç lojtarët. Të gjithë ata që janë futur që 16 vjeç kanë luajtur më pas edhe me Kombëtaren. Më përpara nuk ka patur edhe xhelozi pagesash. Jo ky merr më shumë, ky merr më pak."
Poll