Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Nga Xhamajka e drejt e në formacion, befason trajneri i PARTIZANIT

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Xhamajka e drejt e në formacion, befason trajneri i PARTIZANIT

Brian Broën është një nga lojtarët e afruar te Partizani në këtë merkato verore. Sulmuesi 26-vjeçar ende s'është bashkuar me skuadrën për shkak të angazhimeve me përfaqësuesen e Xhamajkës. Megjithatë ai ishte në listën e lojtarëve të federuar për sfidën kundër Karabakut, e vlefshme për turin e parë të Champions League.

Burime për newsport.al bëjnë me dije që stafi teknik e ka në plane për ndeshjen e së mërkurës. Ai pritet të mbërrijë sot në Tiranë dhe të gjithë në klub flasin me superlativa rreth cilësive të tij. Pikërisht kjo ka bërë që trajneri Franko Lerda ta llogarisë për sfidën ndaj azerëvë. Gjasat janë që 26-vjeçari ta nisë nga minuta e parë si titullar, megjithatë përfundimisht kjo do të mësohet para ndeshjes me Karabakun.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga