Një nga ato ndeshje që do të mbahet mend në Premier Ligë.
E tillë ka qenë përballja mes Bournemouth dhe Arsenal. Një transfertë që u kthye në “ferr” për ekipin e Arsen Venger që e panë veten në disavantazh të tre golave.
Por përmbysja dhe barazimi në 3-3 erdhi duke nisur nga minuta e 70-të kur Sançez shënoi golin e parë për Arsenalin, ndërsa Perez çoi në 3-2 shifrat 5 minuta më pas.
Në minutën e 92-të, Granit Xhaka dha një asisi për Zhirud dhe francezi e dërgoi topin në rrjetë duke shmangur humbjen e “topçinjve”. Si përfundim 3-3 dhe Bournemouth nuk mund t’i besonte syve!