
Elvis Kabashi
Elvis Kabashi është një futbollist i lirë në treg. Mesfushori është larguar nga Reggiana. Palët kanë mbylluar marrëveshjen mes tyre pas 3 sezonesh dhe në këtë mënyrë 31-vjeçari është i lirë.
Shqiptari tashmë do të jetë në pritje të ofertave për të vendosur se ku do të vazhdojë karrierën. Interesimet për të nuk mungojnë dhe mbetet të shihet se ku do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.
Kujtojmë se Kabashi në të kaluarën ka luajtur për Shqipërinë e moshave, por më pas prefer oi të përfaqësonte Italinë.
Poll