
Ivan Rakitic dhe Ivan Perisic
Ivan Rakitic ka “varur këpucët në gozhdë”. Pas një karriere spektakolare në Evropë me ekipe elitare, legjenda kroate ka vendosur që të “pensionohet” nga futbolli i luajtur në moshën 37-vjeçare.
Rakitic ka luajtur për ekipe si Basel, Schalke 04, Sevilla, Barcelona, Al-Shabab dhe Hajduk Split. Në të gjitha këto ekipe, 37-vjeçari ka fituar plot 17 trofe, madje duke qenë protagonist në secilin prej tyre.
Gjithashtu, Ivan Rakitic ka qenë edhe një legjendë te përfaqësuesja e Kroacisë. Ish-mesfushori ka luajtur plot 106 ndeshje me kroatët, duke ia dalë që të “tundë rrjetën” në 15 raste.
Poll