
KF Tirana
Jocelin Behiratche është futbollisti më i ri i ekipit FC Oleksandriya. Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Sheriff Tiraspol për të nisur një të re në Ukrainë.
Behiratche ka firmosur me ukrainasit një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027, por ka opsionin e rinovimin edhe për një vit tjetër. Vlen të përmendet se te FC Oleksandriya, 25-vjeçari do të gjejë rivalin e vjetër, Tedi Carën.
Kujtojmë se Behiratche ka luajtur në Superiore me fanellën e Tiranës nga viti 2021, deri në 2023-shin dhe më pas me Dinamon. Ish-mbrojtësi i Superiores, ia doli që të fitonte edhe titullin kampion me bardheblutë.
View this post on Instagram
Poll