
Xavi Hernandez njihet për marrëdhëniet e tij të mira me Katarin. Trajneri i Barcelonës ka luajtur në Katar për Al Sadd pas vitit 2015. Ai gjithashtu ishte trajneri i tyre në vitet 2019-2021.
Në konferencën për shtyp përpara sfidës në Europa League me Manchester United, ai u pyet mbi planet e sheikut Tamim Bin Hamad. Sheiku është përfolur se mund të jetë pronari i ri i Manchester United.
“Unë kam një marrëdhënie me Sheikun dhe ai është serioz, person i përgjegjshëm dhe mendoj se do të bënte një punë të mirë. Mendoj se ai do të jetë një opsion i mirë për United”, është shprehur Xavi.
Poll