
Barcelona dhe Real Madrid do të zhvillojnë mes tyre ditën e nesërme edhe gjysmëfinalën e kthimit të Copa del Rey. Kjo sfidë do të startojë në orën 21:00 dhe do të luhet në “Camp Nou”.
Robert Lewandowksi dhe karim Benzema janë dy sulmuesit kryesore të skuadrave të cilët kanë mbi supe edhe përgjegjësinë e shënimit të golave në një sfidë mjaft delikate siç është “El Clasico”.
Trajneri Xavi Hernandez në konferencën për shtyp është pyetur për dy sulmuesit, që sipas tij janë mes 3 më të mirëve.
“Lewandowksi është një lojtar i rëndësishëm dhe transcendent. Që ka besim është një pikë pozitive. Ai na ndihmon në sulm dhe mbrojtje për të lidhur lojën. Është shumë i rëndësishëm.
Pyetja nuk është e lehtë (qesh). Po flasim ndoshta për dy nga tre sulmuesit më të mirë në botë. Ata janë shumë të ngjashëm. Mendoj se Roberti e kupton mirë lojën tonë pozicionale. Benzema shfaqet kudo, është shumë i talentuar. Roberti është ndoshta më fizik. Benzema është pak më i mirë në lojën e tij asociative, por Roberti është i mirë edhe aty. Të dy bëjnë shumë dallime në skuadrat ku luajnë”, ka deklaruar timonieri i blaugranave.