Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Xavi i irrituar me mediat: Po e ekzagjëroni, lojtarët nuk luajnë të qetë

Shkruar nga NEWSPORT
Xavi i irrituar me mediat: Po e ekzagjëroni, lojtarët nuk luajnë

Barcelona arriti të fitonte ndaj Alaves me shifrat 2-1, takim i vlefshëm  për javën e 13-të të la Liga. Një fitore që mban katalanasit në vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit me 30 pikë.

Heroi i këtij takimi ishte padiskutim Robert Leëandoëski, me sulmuesin polak që ia doli të dërgonte topin dy herë në fundin e rrjetës.  Pas këtij triumfi Xavi Hernandez do të fliste për mediat, ndërsa ishte shumë i irrituar me ta për shkak të gjërave që thuhet.

 “Lojtarët e mi nuk luajnë të çliruar për shkak të atyre që thuhen rreth tyre. Shtypi është shumë kritik dhe i ekzagjeruar, kjo ndikon tek ne dhe prandaj nuk luajmë me qetësi si më parë, por përsëri nuk dorëzohemi. Kemi humbur pikë këtë sezon më shumë nga dhuratat tona.

Kur pësojmë gol, nuk jemi në momentin më të mirë, por pavarësisht tyre, kemi pasur dy ndeshje në Ligë që janë kthyer shumë të shëmtuara. Në pjesën e parë u thashë që të qetësohen me vrapimin, me mjedisin, të luajnë futboll, se ata janë të mirë dhe se nëse jemi të pozicionuar mirë, rezultati do të rikthehet.

 Unë nuk kam asnjë dyshim. Krijohen situata dhe skenarë që nuk janë realë për mua dhe më pas më prekin, pa dyshim. Më ka ndodhur mua si futbollist, po ndodh edhe me futbollistët e mi. Është normale, gjenerohet negativitet dhe kjo ndikon. Sot ka ndikuar në pjesën e parë, në të dytën jo. Në të dytën mendoj se skuadra është çliruar, ka luajtur, ishte mirë, sidomos gjysmë ore, deri në penalltinë e Ferran Torresit. Skuadra ka qenë e mirë, ka luajtur mirë, por mendoj se futbollistët janë shumë të prekur nga ajo që thuhet rreth tyre”, ka përfunduar timonieri spanjoll.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga