Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Xavi e pranon: Kjo Barcelonë jo në nivelin e Bayern Munchen

Shkruar nga NEWSPORT
Xavi e pranon: Kjo Barcelonë jo në nivelin e Bayern Munchen

Barcelona nuk do të shkojë më tej në Champions League. Si rrallëherë, katalanasit u eleminuan në grupe. Xavi Hernandez ka folur pas humbjes së djeshme kundër Bayern Munchen me rezultatin 3-0.

Trajneri spanjoll është shfaqur i mërzitur për këtë paraqitje të skuadrës së tij. Në 5 ndeshje, Barcelona arriti të grumbullonte vetëm 5 pikë. Pas takimit me bavarezët, Xavi ka deklaruar për mediet:

“Bayerni ishte më i mirë në shumë aspekte, nuk kam se ç’ka të ankohem apo t’ia lë fajin dikujt. Nuk jemi në nivel të tyre, janë më të mirë, kjo është e qartë. Nuk kemi luajtur mirë. Eliminimi na ka goditur në aspektin psikologjik, por është koha për ta rimarrë veten dhe për të vazhduar.

Sezoni nuk përfundon në tetor, është koha për t’u rimëkëmbur dhe më pas për fokusohemi në garat tjera. Ishte një goditje e madhe, e kishim një grup të komplikuar dhe ka ndodhur gjithçka. Ajo që ndodhi është se ne nuk kemi luajtur mirë”, përfundoi Xavi.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga