
Barcelona u mposht nga Bayern Munchen në Allianz Arena me rezultatin 2-0 në kuadër të javës së dytë të Champions League. Ndeshja pa Barcelonën të humbiste disa raste që mund të ndryshoni rrjedhën e ngjarjeve por Bayern u tregua efikas duke shfyrtëzuar ato raste që patën. Në përfundim të sfidës trajneri i Barcelonës, Xavi dha intervistën e tij ku u ndal te dominimi i katalanasve dhe penalltia e padhënë ndaj Dembele.
“Kemi qenë më lart se Bayern sidomos në pjesën e parë. Ata janë skuadër e shkëlqyer dhe nuk i falin ato raste që ju dhanë. Kjo është diferenca për momentin. Patëm 6-7 raste të pastra. Golat e tyre erdhën nga gabimet tona. Rezultati nuk i përgjigjet asaj Patëm 6-7 raste të pastra. Golat e tyre erdhën nga gabimet tona. Rezultati nuk i përgjigjet asaj çka dhanë skuadrat në fushë.
Nuk kam ndërmend të kapem me gjyqtarët por e gjithë bota e pa se ajo ndërhyrje ishte penallti. Tani duhet të kthehemi në Spanjë dhe të punojmë me gjërat që bëmë në Mynih.”- deklaroi Xavi pas ndeshjes.