Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

XAVI dhe ANCELOTTI me “artileri” të rëndë, mësoni formacionet e mundshme të “El Clasicos” Barça-Real

Shkruar nga NEWSPORT
XAVI dhe ANCELOTTI me “artileri” të rëndë,

Barcelona dhe Real Madrid do të përplasin “brirët” mes tyre në “Camp Nou” duke nisur që nga ora 21:00, sfidë kjo e vlefshme për javën e 26-të të La Liga.

Dueli historik premton spektakël, teksa golat nuk pritet të mungojnë. Katalanasit janë aktualisht 9 pikë më shumë se “Loc Blancos’’ dhe në shtëpinë e tyre mbrëmjen e sotme kërkojnë të “vrasin” kampionatin.

Nga krahu tjetër madrilenët si kampionët në fuqi synojnë të mbrojnë fronin e tyre, por nuk do ta kenë aspak të lehtë përballë rivalëve të përjetshëm të tyre.

Në fushën e “Camp Nou” si Xavi Hernandez ashtu edhe Carlo Ancelotti do të hedhin “artilerinë” e rëndë që kanë në dispozicion, ku sytë e tifozëve do të jenë gjithashtu te dueli i supersulmuesve Lewandowski-Benzema.

Formacionet e mundshme:

Barcelona: Ter Stegen; Kounde, Araujo, Christensen, Balde; F de Jong, Busquets, Kessie; Raphinha, Lewandowski, Gavi.

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Rudiger, Nacho; Tchouameni, Camavinga, Modric; Valverde, Benzema, Vinicius.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga