Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Xavi: Champions mizor, Inter na ka në dorë

Shkruar nga NEWSPORT
Xavi: Champions mizor, Inter na ka në dorë

Barcelona rrezikon seriozisht kalimin më tej në fazën e grupeve pas barazimit 3-3 kundër Interit.

Pas kësaj ndeshje ka folur Xavi Hernandez, i cili në prononcimin e zakonshëm për mediet e ka vlerësuar me notë negative paraqitjen e ekipit të tij. Ai e ka cilësuar këtë kompeticion si "mizor" duke u shprehur:

“Vlerësim negativ. Kjo Ligë Kampionesh po tregohet mizore me ne. Në pjesën e dytë kemi bërë shumë gabime. Kjo Ligë Kampionesh ka qenë mizore që në Mynih, duke kaluar nga Milano dhe sot. Ne duhej të vazhdonim ndeshjen e pjesës së parë. Tani nuk varemi nga vetja jonë, situata është shumë e vështirë. Tani duhet ndryshuar çipi, pasi Liga e Kampioneve është bërë shumë e komplikuar.

Gabimet janë gabime, futbolli është një lojë gabimesh. Në pjesën e parë dhuruam shumë pak mundësi. Dalim të kënaqur, por kemi paguar rëndë gabimet në mbrojtje. Shumë të rënda, që na kanë kushtuar ndeshjen dhe barazimin”, ka thënë ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga