
Nottingham Forest ka triumfuar me përmbysje përballë Newcastle. Sfida e vlefshme për javën e 19-të të kampionatit anglez përfundoi me rezultatin 1-3 në favor të Nottingham.
Newcastle kaloi në avantazh në minutën e 23’ me anë të Isak. Suedezi shënoi nga 11-metërshi, por sulmuesit iu kundërpërgjigj Wood. Ky i fundit shënoi plot 3 gola, për të realizuar përmbysjen spektakolare.
Me këtë fitore, Nottingham ngjitet në vendin e 16-të me 17 pikë, ndërsa bardhezinjtë mbeten në vendin e shtatë me 29 pikë të grumbulluara.
Poll