
Ai ishte padyshim më i miri i takimit të mbrëmshëm të zhvilluar në Londër mes Chelsea dhe Barcelonës. Willian ishte protagonist i ndeshjes ku pas goditjes së shtyllës 2 herë arriti të gjente një gol shumë të bukur nga distanca.
Ky gol jo vetëm që ka rëndësi për Chelsea, por vendosi edhe një rekord për brazilianin në Champions League. Që prej sezonit 2013-2014 kur ai është bashkuar me Chelsean, Willian është lojtari që ka shënuar më shumë se të gjithë të tjerët jashtë zonës në Champions. Ai ka shënuar plot 6 gola jashtë zone duke qenë në këtë renditje sipër emrave si Ronaldo apo Neymar.
Poll