Cristiano Ronaldo është shëruar plotësisht nga Covid-19. Sulmuesi portugez rezultoi negativ në testin e djeshëm e sot është bashkuar me skuadrën në stërvitje. Juventusi do të luajë ditën e nesërme sfidën e radhës në kampionat në transfertë ndaj Spezias. Pak minuta më parë klubi ka bërë të ditur lojtarët e grumbulluar nga trajneri Pirlo për këtë ndeshje.
Trajneri bardheze ka vendosur që të grumbullojë Ronaldon për këtë ndeshje edhe pse duket e vështirë që ta nisi si titullar duke parë mungesën e gjatë. Në shtëpi ka mbetur Giacomo Vrioni, sulmuesi i Kombëtares shqipare nuk është grumbulluar për këtë ndeshje edhe pse në sfdat e fundit ka qenë rregullisht pjesë e skuadrës.