
Në Britani në një klub nate u vra një futbollist 23-vjeçar, Copy Fisher. Lojtari u godit me thinë në Birmingham, ku më pas edhe humbi jetën, në pistën e vallëzimit të klubit.
Për këtë ngjarje janë arrestuar 2 persona që dyshohen se janë përfshirë në këtë çështje. Autoritetet britanike bëjnë me dije se dy autorët e dyshuar janë arrestuar në Londër dhe janë të moshës 21 dhe 22 vjeç.
Policia tha se Fisher kishte qenë në një natë jashtë me miqtë kur ai u afrua nga një grup njerëzish dhe u godit me thikë. 23-vjeçari luajti për Stratford Toën FC, të cilët janë në Divizionin Qendror të Premier Ligës Jugore.
Poll