Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka pranuar si anëtare sportin e arteve marciale ose siç njihet ndryshe “MMA”. Në Asamblenë e Përgjithshme, u votua pranimi në mënyrë unanime.
Kryetari i kësaj Federate, Arjan Rizai ka falënderuar kreun e KOKSH-it, Fidel Yllin dhe sekretarin Gerti Shima. Përmes një postimi në facebook, ai shkruan:
“FEDERATA SHQIPËTARE E NDESHJES SE LIRË-MMA arrin qe pas shum kohësh te pranohet si anetare e KOKSH.
Antaresimi nuk është arritje pas shum përpjekjeve të njëpasnjëshme që nga viti 2012 - deri tani, me organizimet e më shumë se 50 aktiviteteve Kombëtare dhe pjesmarjen nderkombëtare, që të beheshim pjesë e @olympicalbania gjatë Asambles së Përgjithshme të KOKSH dhe me vptimin nga antarët u votua pranimi unanimisht.
Me anë të këtij lajmërimi, falenderimi shkon për Presidentin e KOKSH Z. Fidel Ylli dhe Sekretarin e KOKSH Z. Gerti Shima si dhe për të gjithë antarët qe votuan. Të qënit antar është përgjejsi dhe është historike pasi unifikon më tepër aktivitetet nën umbrellën e KOKSH të gjithë komunitetin të MMA si Sport jo olimpike.
Për FSHNL .Perfaqësuesit në këtë asamble ishin @arjanrizajalbmmafpresident si dhe asistenti i FSHNL Kristi Rira të cilet ndoqën asamblen dhe u informuan qe pas votimit u pranuan antarë të KOKSH . Suksese MMA!”
