
Dje, FIFA zhvilloi ceremoninë për ndarjen e çmimeve vjetore për lojtarin dhe trajnerin më të mirë. Në këto votime kanë vendosur votat e trajnerëve dhe kapitenëve, ndërsa kanë votuar edhe gazetarët sportiv. Si trajneri më i mirë doli Jurgen Klopp, ndërsa polaku Lewandowski "rrëmbeu" çmimin e lojtarit të vitit.
Kuqezinjtë e Kombëtares shqiptare nuk janë në një mendje, ndërsa Edy Reja dhe Etrit Berisha kanë mendime të kundërta. Më poshtë janë votat e trajnerit dhe kapitenit të kuqezinjve, si dhe gazetarit Shakohoxha.
Votimet:
Trajneri më i mirë:
Edy Reja: 1.Jurgen Klopp, 2.Hansi Flick, 3.Julien Lopetegui
Etrit Berisha: 1.Jurgen Klopp, 2.Hansi Flick, 3.Marcelo Bielsa
Dritan Shakohoxha: 1.Jurgen Klopp, 2.Zinedin Zidane, 3.Julien Lopetegui
Lojtari më i mirë:
Edy Reja: 1.Robert Lewandowski, 2.Cristiano Ronaldo, 3.Kylian Mbappe
Etrit Berisha: 1.Lionel Messi, 2.Robert Lewandowski, 3.Kylian Mbappe
Dritan Shakohoxha: 1.Cristiano Ronaldo, 2.Lionel Messi, 3.Robert Lewandowski