Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Volejbolli shqiptar “çel” sezonin e ri, Kupa e Federatës i “hap rrugën” kampionatit

Shkruar nga NEWSPORT
Volejbolli shqiptar “çel” sezonin e ri, Kupa e Federatës

Sezoni i ri i volejbollit shqiptar starton sot me Kupën e Federatës që do të përballë 4 ekipet e para të renditjes së sezonit të shkuar si për femra ashtu dhe për meshkuj. Pas Kupës së Federatës do të nisë edhe Kampionati në datën 30 shtator.

Tirana për meshkuj, drejtuar nga Arben Sako, fituan çdo trofe të mundshëm duke vendosur vulën si ekipi për tu mundur. Kryeqytetasit fillojnë edicionin me të njëjtat objektiva dhe këtë sezon kërkojnë të përsërisin suksesin e vjetshëm. Tirana do të përfaqësojë Shqipërinë përtej kufijve teksa do të përballen më 12 tetor me Komarno në Challenge Cup.

Në volejbollin e femrave, kampione u shpallë Skënderbeu që këtë merkato ka bërë disa ndryshime të rëndësishme në organikën e ekipit dhe do të synojnë gjithashtu mbrojtjen e titullit kampion.

Kampionati i meshkujve vjen më një ndryshim teksa ekipet reduktohen në 8 pas largimit nga garat të Farka Volley për mungesë financash. Sistemi i kampionatit vazhdon të mbetet i njëjtë me dy faza dhe në fund Play-Off. Liga e përbashkët “Gjergj Kastrioti” do të vazhdojë përsëri këtë vit ku do të përballen 4 skuadrat më të mira të Shqipërisë me 4 më të mirat e Kosovës.

Kupa e Pavarsisë do të vazhdojë traditën edhe këtë sezon gjatë festave të nëntorit dhe kompeticioni tjetër i rëndësishëm, Kupa e Shqipërisë, do të vijojë si gjithmonë me finalet që do të luhen në muajin mars.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga