Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Volejbolli në zi, ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare ish-lojtari dhe trajneri i Vllaznisë

Shkruar nga NEWSPORT
Volejbolli në zi, ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare

Një lajm i dhimshëm vjen nga FSHV-ja. Është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare ish-volejbollisti i njohur shqiptarë, Adrian Nikopula.

Nikopula vuante prej kohës nga një sëmundje e rëndë dhe pavarësisht përpjekjeve nu ia doli të fitonte këtë betejë.

Ish-volejbollisti i Vllaznisë ka fituar 3 Kupa Republike ndërsa shumë herë të tjera ka dalë nënkampionë. Gjithashtu ka drejtuar edhe ekipin e shkodranëve për disa sezone.

“Ndahet nga jeta ish volejbollisti i Vllaznisë, Adrian Mikopula.

Një sëmundje e rëndë e ndau para kohe Adrianin nga familja e tij e dashur, por edhe nga familja e madhe e volejbollit. 

Ish volejbollisti i Vllaznisë së famshme të viteve 80-90 spikati me lojën e pasionin e tij për sportin ku arriti të fitonte dhe 3 Kupa Republike me ekipin e Vllaznisë dhe shumë herë nënkampion. Kontributi i Adrianit spikati edhe si trajner me moshat e Klubit Vllaznia duke marrë disa trofe të rëndësishëm.

Mungesa e tij do të ndihet shumë në ambientet tona sportive.

FSHV i shpreh ngushëllimet familjes për këtë humbje të parakohshme!

Te qoftë dheu i lehtë Adrian”, thuhet në njoftimin e FSHV-së.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga