Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Volejbolli "i lë targën" futbollit, kreu i FSHV-së premton arritje të mëdha për 2019

Shkruar nga NEWSPORT
Volejbolli "i lë targën" futbollit, kreu i FSHV-së

Në një intervistë të publikuar në faqen e Federatës Shqiptare të Volejbollit, presidenti Erlind Pëllumbi bëri analizën e arritjeve të shumta të volejbollit shqiptar përgjatë vitit 2018. Kreu i volejbollit të vendit vuri theksin te investimi dhe zhvillimi i kampionatit shqiptar , si bazë për ecurinë e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

"Ne kemi investuar shumë si te moshat ashtu dhe tek të rriturit, në mënyrë që volejbolli shqiptar të rritet në bazë e më pas gradualisht, shkallë pas shkalle, deri në majë, në ekipet kombëtare. Sukseset e këtij viti në arenën ndërkombëtare janë meritë e të gjithëve, pasi është punuar shume për vite me radhë për të ardhur në fitoret e ekipeve kombëtare femra e meshkuj si në Europa League ashtu dhe në eliminatoret e Europianit, ku presim ende surpriza me meshkujt. Seminaret e shpeshta që organizojmë, takimet e shumta me trajnerët, gjyqtarët e drejtuesit kanë këtë qëllim, rritjen e profesionalizmit të çdo hallke në sportin tonë. Unë i falënderoj të gjitha skuadrat për atë që japin në fushën e lojës, i përgëzoj për rezultatet e tyre, për punen e palodhur e në kushte jo të favorshme për të kapur majat", deklaroi Pëllumbi.

Intervistën e plotë mund ta lexoni në faqen zyrtare të FSHV www.fshv.org.al.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga