
Janë luajtur sot ndeshjet e radhës së Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra dhe meshkuj, faza e grupeve. Në ndeshjen e femrave midis Agroturizëm Huqi dhe Mirditës, këto të fundit kanë triumfuar 0-3 me sete duke bërë një paraqitje të mirë.
Nga ana tjetër Partizani dhe Studenti janë surprizuar nga kundërshtarët e tyre edhe pse ndeshjet i luanin në shtëpinë e tyre. Të kuqtë janë mposhtur me rezultatin 1-3 nga Vllaznia po ashtu edhe Studenti nga Erzeni.
Rezultatet:
Kupa e Shqipërisë - Femra, Grupi A
Agroturizëm Huqi - Mirdita, 0-3 (11-25, 19-25, 21-25)
Kupa e Shqipërisë - Meshkuj, Grupi A
Studenti - Erzeni, 1-3 (23-25, 25-23, 17-25, 18-25)
Kupa e Shqipërisë - Meshkuj, Grupi B
Partizani - Vllaznia, 1-3 (29-27, 26-28, 20-25, 19-25)