Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Volejboll / Kupat e Europës, Shqipëria përfaqësohet vetëm me një skuadër

Shkruar nga NEWSPORT

Kupat e Europës për sezonin 2016-2017 në volejboll për meshkuj nuk do të kenë shumë skuadra shqiptare në përbërje. Vetëm Studenti do të marrë pjesë, ky lajm është bërë i ditur nga Federata Europian e Volejbollit, e cila ka publikuar listën zyrtare, ku Shqipëria do të përfaqësohet vetëm me një skuadër, Studenti.

[caption id="attachment_11039" align="alignleft" width="300"]Studenti gjatë vitit të shkuar me trajner Ylli Tomorrin Studenti gjatë vitit të shkuar me trajner Ylli Tomorrin[/caption]

Kjo skuadër ka përfaqësuar Shqipërinë edhe një vit më parë në këtë kompeticion, ku trajner ishte Ylli Tomorri, ndërsa këtë vit do të drejtohet nga Arben Sako. Ky ekip do të marrë pjesë në Challenge Cup,  ndërsa nesër do të mësojë edhe kundërshtarët që do të ketë në këtë turne, pasi do të hidhet shorti në Varna të Bullgarisë.

Shqipëria nuk do të ketë skuadra përfaqësuese në dy turnetë e tjerë më të rëndësishëm të Volejbollit, Champions League dhe CEV Cup, ndërsa ndeshjet e raundit të parë të Challenge Cup do të luhen në fund të tetorit dhe ato të turit të dytë në nëntor.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga