
Në Parkun Olimpik të Tiranës, në mjediset e Sallës Sportive “Feti Borova” po mbahet faza e përzgjedhjes së elementëve për Kombëtaren e 22 vjeçarëve në volejboll për meshkuj. Nën prezencën e trajnerit Ben Sako dhe teknikut të Kombëtares së të rriturve, Jani Melka, janë evidentuar volejbollistë të cilët mund të bëjnë mirë me përfaqësuesen në të gjitha evenimentet që do mbahen jashtë vendit. Federata Shqiptare e Volejbollit ka bërë postimin përkatës në rrjetet sociale, të shoqëruar edhe me foto.
"Vijojnë në mjediset e Sallës Sportive "Feti Borova" në Parkun Olimpik të Tiranës përzgjedhjet e elementëve për Kombëtaren e Nën-22-vjeçarëve (U-22 - Meshkuj), nën drejtimin e trajnerit Ben Sako, por edhe Kombëtares së të rriturve, nën drejtimin e trajnerit Jani Melka. Këto faza përzgjedhjeje kanë për qëllim plotësimin e këtyre ekipeve kombëtare, në përgatitje për veprimtaritë ndërkombëtare në të cilat do të marrin pjesë" - shkruan FSHV.