
Sporti i volejbollit ka qenë ndër sportet më të frekuentuara dhe më prestigjoze në Shqipëri sidomos në periudhën e komunizmit. Të shumtë janë ikonat që kanë shkruar historinë në parket si për femra ashtu dhe meshkuj. Në finalet e Kupës Pavarsia për meshkuj dhe femra para pak ditësh, Federata Shqiptare e Volejbollit nuk harroi të shprehte mirënjohje për disa prej sportistëve që kanë kontribuar masivisht në zhvillimin e sportit të volejbollit.
“Gjatë ndeshjeve finale të femrave midis Partizanit dhe Skënderbeut dhe meshkujve mes Tiranës dhe Partizanit, Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë, në shenjë vlerësimi dhe falenderimi për rezultatet e larta, përkushtimin, pasionin dhe kontributin ndër vite ka shpërndarë mirënjohje për disa ish-lojtare dhe trajnere të volejbollit shqiptar.”
Lista vazhdon si më poshtë:
MESHKUJ
1. Bahri Gjinovci
2. Ylli Tomorri
3. Arjan Farka
4. Arben Sako
5. Agim Reka
6. Pandush Kapedani
7. Jani Melka
8. Robert Damo
9. Artur Dhimo
10. Eduart Domi
11. Edmond Koçia
12. Mark Kroqi
13. Sokol Halili
14. Besnik Lisha
15. Fatos Lulo
16. Adrian Doci
FEMRA
1.Emanuela Axhani
2. Nevila Hatibi
3. Lavdie Hakrama
4. Mimoza Ibrahimi
5.Fatmira Podgorica
6. Lulëzime Duka
7. Nora Deda
8. Valbona Quku
9. Kristina Nikolli
10. Tatjana Marash
11. Brunilda Tasho
12. Prenda Ismaili