Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

VOLEJBOLL/ Fituan tripelën këtë sezon, TIRANA krenohet me 11-të trofetë e Kampionatit Kombëtar: Ne jemi TIRONA

Shkruar nga NEWSPORT
VOLEJBOLL/ Fituan tripelën këtë sezon, TIRANA krenohet me
Kryeqyteti është sërish bardheblu, teksa skuadra e Tiranës në volejboll për meshkuj ka arritur të fitojë derbin me Partizanin në “Feti Behova”. Bardheblutë fituan 3-2 me sete. Një derbi i luftuar mes dy ekipeve të kryeqytetit, ku djemtë e Arben Sakos mundën të triumfonin  vetëm në setin e fundit, pasi 4 të parët përfunduan 2-2 mes tyre. Ky është titulli i dytë rresht për Tiranën, teksa këtë sezon përveç se fituan trofeun e Kampionatit Kombëtar, arritën të siguronin edhe trofetë e Kupës së Federatës dhe Kupës së Shqipërisë, duke treguar kështu edhe dominimin total në volejboll. Festa është legjitime në kryeqytet, pasi ky është trofeu i 11-të për to në volejboll. “Tirana 11-të herë Kampione e Shqipërisë. Djemtë bardh e blu të volejbollit kanë shkruar historinë për të dytin vit rradhazi duke arritur sërisht të fitojnë Kampionatin Kombëtar të Volejbollit, një sezon fantastik që u mbyll me tripletë trofesh, Kupa e Federatës , Kupa e Shqipërisë , Kampionati Kombëtar. Faleminderit nga zemra publikut bardh e blu që mbështeti ekipin në këto ndeshje finale. Faleminderit mbështësit tanë kryesorë @bashkiatirane , Z. @erionveliaj për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj KS Tiranës, faleminderit nga zemra @neptunalbania për mbështetjen gjatë gjithë sezonit. Urime profesor Arben Sako për titulllin e dytë rradhazi me fanellen e Tironës. Urimet më të mira për sportistët që rikthyen Tiranën e voljebollit tek lavdia e trofeve duke nisur me rradhë nga Kapiteni Ledion Martiro, lojtari më i vjetër dhe ndihmës trajneri Klodian Ferhati, Hendi Kono, Krist Martiro, Norgen Baruti, Ali Berke, Gonzalo Lapera, Huan Rodriguez, Gesti Kapidani, Juljan Talaj, Aldo Kupi, Klevi Gjinollari, Regis Shehi, Denis Demko. Faleminderit mjekut të Tiranës, Bat Kastrati për punën e pa lodhur gjatë gjithë vitit, faleminderit të gjithë stafit të Tiranës në prapaskenë të gjithë së bashku jemi më të fortë. Urimet më të mira për Drejtoreshën @deborahkeci , asgjë nuk është rastësi, puna vendosmëria qëllimi për të investuar në këtë ekip, te këto djem solli për të dytin vit rradhazi Trofeun e Kampionit në shtëpinë bardh e blu që mungonte prej 28 vitesh… NE JEMI TIRONA”, thuhet në postimin e skuadrës bardheblu.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga