
Në Ramazan Njala u zhvillua sot takimi i volejbollit për meshkuj mes Partizanit dhe Teutës. Të kuqtë bënë mjaft mirë, duke fituar 3-0 me sete. Seti i parë ishte tejet i luftuar por në fund ia dolën kryeqytetasit me shifrat 28-26.
Partizani tregoi karakter edhe në setin e dytë, duke marrë një rezultat të rëndësishëm në favor të tyre 25-21. Edhe i 3-ti ka të njëjtën histori dhe mbyllet 25-22 në disfavor të Teutës. Kampionati Kombëtar i meshkujve pritet të jetë tejet interesant këtë edicion, teksa shumë skuadra janë në garë për të qënë më të mirët në fund.
Setet:
1- Partizani 28-26 Teuta
2- Partizani 25-21 Teuta
3- Partizani 25-22 Teuta
Poll