Vllaznia do përballet sot në orën 19:00 me Kamzën në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të kampionatit në Superligë. Nisur nga situata në të cilën ndodhet skudra shkodrane, ditën e djeshme është zhvilluar një mbledhje, ku i pranishëm ka qenë dhe deputeti Tom Doshi.
Përveç premios që ai ka premtuar se do japë deri në fund të sezonit, që është 10 mijë euro, në mbledhjen e djeshme Doshi ka mbajtur dhe një fjalim të shkurtër ku ka kërkuar nga lojtarët të bëjnë maksimumin për ta fituar këtë takim.
Tom Doshi në fjalën e tij i ka dhënë zemër ekipit, duke inkurajuar ne maksimum lojtarët dhe kërkuar nga ata të tregojnë vlerat e tyre sot dhe te marrin nje fitore jetike. Ky fjalim nga ana e deputetit duket se ka ngrohur zemrat e lojtarëve të cilat do mund të zbresin në fushë më të motivuar se kurrë. /NEWSPORT.Al/