
Ekipi i Vllaznisë është nisur dje drejt Ulqinit, në Mal të Zi, ku ekipi do të zhvillojë fazën përgatitore. Zgjedhja e Ulqinit nga drejtuesit e klubit u bë për arsye se pritej që temperaturat të ishin më të larta se në vendin tonë, por si duket dhe atje gjendja nuk paraqitet e mirë.
Ekipi shkodran po zhvillon fazën përgatitore në kushte jo fort të mira ,sa u përket temperaturave, pasi dhe në Ulqin kanë zbritur në minus.
Në orën 12:00 të drekës, kohë kur ekipi zhvillon stërvitjen e parë temperaturat shënojnë -1 gradë celsius, ndërkohë që gjatë mbrëmjes temperaturat ulen akoma më shumë, duke shkuar në -4 apo -5 gradë celsius.
Vllaznia është larguar nga Shqipëria për tu përgatitur në kushte më të favorshme, por si duket nuk ka ndodhur kështu. Edhe janë më ndryshe se në vendin tonë, temperaturat e ulëta janë bërë problem për ekipin e Vllaznisë.
[gallery columns="1" size="full" ids="71912"]