Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Vllaznia kërkon kreun në Shkodër, por ndaj Egnatias kanë kundër mungesat dhe… “kujtimet”

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia kërkon kreun në Shkodër, por ndaj Egnatias kanë

Vllaznia do të presë Egnatian ditën e sotme në orën 18:00 në stadiumin ‘Loro Boriçi’ për të luajtur ndeshjen e javës së 6-të të Superiores. Kuqeblutë e Memellit me një fitore do të kapnin vendin e parë që mbahet pikërisht nga djemtë e Tetovës të cilët duan 3 pikët e tyre për të vijuar kryesimin e kampionatit.

Megjithatë, shkodranët nuk do ta kenë aspak të lehtë. Duke qenë se luajnë në shtëpi përpara tifozëve të tyre, sigurisht pritej një avantazh më tepër por historia tregon që kuqeblutë kanë kujtime të hidhura nga rrogozhinasit. Egnatia ka fituar  sistematikisht ndaj Vllaznisë sin ë shtëpi ashtu edhe në Loro Boriçi duke u bërë një makth për shkodranët.

Për ta bërë akoma më të vështirë janë plot 6 mungesa të cilat Memelli duhet t’u bëjë ballë: Portieri Kristi Qarri, mbrojtësit Hakaj, Asani, Spahija, Smajli dhe sulmuesi Gomez.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga