
Xhevahir Sukaj është lojtari më i ri i Vllaznisë. Ish-sulmuesi i Partizanit ka zgjedhur të kontribuojë për ekipin shkodran për pjesën e mbetur të sezonit.
Ashtu siç është folur për ditë me radhë, Sukaj kishte arritur akordin me kuqeblutë dhe pritej vetëm firma. Pikërisht sot ka ardhur "e zeza mbi të bardhë" dhe 30-vjeçari do të vihet nën urdhrat e trajnerit Ernest Gjoka.
Për newsport.al, sulmuesi shkodran ka dhënë një prononcim të shkurtër: "Me Vllazninë e kisha mbyllur para festave të fundvitit. Këtu nuk vij për lekë, por për respektin e kësaj skuadre. Kam pasur oferta të tjera, por nuk mund t'i thoja "JO" ekipit ku jam rritur", ka deklaruar Sukaj për newsport.al.
Poll