
Vllaznia ka zhvilluar sot një miqësore në kuadër të përgatitjeve për fazën e tretë. Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu ka luajtur me ekipin U-19, ku ka arritur të fitojë me rezultatin 4-0.
Në sy ra goli i shënuar nga lojtari i ardhur në provë, Qosaj. Ky i fundit zhvilloi një ndeshje të mirë, megjithatë stafi teknik do të jetë ai që do të vendosë për të ardhmen e tij. Për kuqeblutë e Cungut u aktivizua dhe Arsen Hajdari dhe me shumë gjasa mesfushori shkodran do të rikthehet te Vllaznia.
Poll