Senad Lekaj ishte pjesë e Kastriotit gjatë sezonit të shkuar, por ai u shkëput nga kjo skuadër në merkaton e janarit për arsye familjare dhe sërish është kthyer në futboll. Ka nisur përgatitjet me Vllazninë dhe është në mbikëqyrjen e trajnerit Armando Cungu, ku ka fituar vëmendjen e tij, por ende nuk ka firmosur.
[caption id="attachment_14702" align="alignleft" width="300"] Senad Lekaj kur luante për Vllazninë[/caption]
Burime konfidenciale pranë lojtarit bëjnë me dije se shumë shpejtë do të vijë firma në kontratë, në mënyrë që mesfushori 26-vjeçar, i cili prej disa vitesh është aktivizuar me ekipe të ndryshëm në Kategorinë e Parë, të kthehet pranë skuadrës nga doli si futbollist.
Por, ndërprerja e stërvitjes te kuqeblutë, ose më saktë zhvillimi me intervale për shkak se kampionati do të nisë më 7 shtator, ka bërë që palët të mos ulen në tavolinë në mënyrë që të vendoset përfundimisht e ardhmja e tij.