
Java e 14-të e Superligës pritet të dhurojë spektakël, pasi në këtë javë të kampionatit do të ketë një përballje të veçantë mes Flamurtarit dhe Vllaznisë. Të dyja ekipet vuajnë prej disa javësh mungesën e rezultatit pozitiv, ndaj në këtë javë të 14-të nga të dyja ekipet do të kërkohet me çdo kusht rezultati pozitiv.
Vllaznia "fërkon" duart, pasi te Flamurtari në këtë përballje do të mungojnë dy titullarët e ekipit. Useini dhe Zhufo nuk do mund të ndihmojnë dot trajnerin Shpëtim Duro pasi kanë plotësuar numrin e kartonave të verdhë, duke mbetur jashtë në këtë sfidë.
Në këto kushtem Duro duhet të bëjë mirë llogaritë duke gjetur zëvendësuesit në rast se nuk kërkon të përsërisë rezultatin negativ.