Vllaznia pret Bylisin ditën e sotme në Loro Boriçi në orën 17:45 për javën e 9 të Abissnet Superiore. Dy ekipet janë në një moment negativ teksa shkodranët nuk fitojnë prej 3 javësh ndërsa Bylis vjen pas dy humbjeve rradhazi.
Trajnerët e dy ekipeve vijnë të “çliruar” në këtë ndeshje teksa të dëmtuarit janë të gatshëm për lojë. Si Josa, ashtu edhe Bellai, pavarësisht plotësimit të grupit nuk pritet të bëjnë ndryshime akoma dhe do të luajnë me të njëjtin formacion si në javën e fundit.
Formacionet e mundshme:
Vllaznia (4-3-3): Zogovic; Gurishta, Juric, Bulatovic, Smajli; Kruja, Alivoda, Marku; Mala, Aralica, Hoxhaj. Trajner: Mirel Josa
Bylis (4-2-3-1): Teqja; Trumçi, Janku, Damcevski, Loran; Maçolli, Qoshku; Souza, Esquerdinha, Lajthia; Kaçorri. Trajner: Arian Bellai