Në Angli po shkëlqen takim pas takimi. Armando Dobra ka qenë portagonisti i vetëm i takimin të sotën në FA Cup të Chesterfield dhe Northampton, e mbyllur me shifrat 1-0 me gol të Armando Dobra.
21 vjeçari i cili ka qenë pjesë dhe Kombëtaren e U-21 duke realizuar dhe 1 gol në 11 takimet. Mediat tashmë flasin me superlativa për talentin shqiptar, pasi performancat e tij çdo herë e në rritje janë konkretizuar me golin në sfidën e sotme.
Titulli i një nga mediat britanike: “Më e lehtë për të gozhduar baltë në një mur, Armando Dobra shënon gol mahnitës kundër Northampton Town për të kualifikuar Chesterfield në FA Cup” . Ndërkohë që Dobra shpreh dëshirën e tij për BBC radio: “Shpresoj që të kemi një ekip të madh në raundin tjetër”
Vlerësimi i Dobras:
Armando Dobra 9
“Realizoi golin e fitores dhe ishte në performancë mbi të gjithë. Do të kishte qenë më e lehtë të gozhdoje baltë në një mur sesa të mbroheshe kundër tij. I kaloi lojtarët sikur të mos ishin aty asnjëherë. Mund të kishte bërë më mirë në një rast gjatë pjesës së dytë. Por shënoi një gol fantastik, duke e rrotulluar topin në trekëndëshin e portës nga jashtë zonës”.
FOTO: