
Paul Pogba është kthyer prej kohësh në "çështje" tek Manchester United. Mesfushori francez në merkaton e verës u lidh ngushtë me një largim të mundshëm nga Anglia. Klubet të cilat qëndronin më afër francezit ishin, Real Madrid dhe Juventus, por që të dyja nuk mundën të finalizonin transferimin. Kjo dhe për shkak të çmimit të lartë që kishte mesfushori i United.
Media spanjolle AS, ka hedhur sërish vështrimin nga Paul Pogba duke aluduar se tanimë janë kushtet për të bërë transferimin e mundshëm. Teksa Real Madrid duket se e ka lënë në plan të dytë pistën "Pogba" tek Juventus mbeten ende të interesuar. Me kontratën që i mbaron pas një viti, Pogbasë i është ulur ndjeshëm vlera në treg. Nga 180 milion që vlerësohej vitin e shkuar tashmë Pogba vlen 120 milion sipas medias spanjolle, kjo kushtëzuar edhe nga dëmtimet e shumta.