Vjen zyrtarizimi nga Apolonia, kreu i Bashkisë Fier prezanton Yeray Rodriguez dhe stafin e tij
Shkruar nga NEWSPORT
Tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi. Apolonia ka prezantuar ditën e sotme trajnerin e ri të skuadrës, teksa në stol ashtu siç përflitet do të ulet Yeray Rodriguez.
Timonieri i ri është prezantuar nga kryetari i Bashkiësë Fier, Armando Subashi, ndërsa bashkë me Rodriguez janë prezantuar edhe pjesëtarët e tjerë të stafit.
Miguel Gandia Monton dhe Javier Moros Barrera do të jenë pjesë e Apolonisë në sezonin e ri, ku skuadra fierake do të synojë të arrijë “Play-off” për ngjitjen në Superiore.
“Takim i Kryetarit të bashkisë Fier, Armando Subashi me stafin e ri drejtues teknik të FK Apolonia.Figura të shquara të sportit dhe me eksperiencë shumëvjeçare në ekipe të njohura të futbollit evropianë dhe më gjerë do të jenë në krye të ekipit tonë të futbollit.Yeray Rodriguez Rodriguez që sot do të jetë trajneri i ekipit të parë të Apolonisë, duke sjellë në Fier përvojën e tij të vyer në vende të ndryshme, si: Spanjë, Kinë dhe Emiraret e Bashkuara Arabe;Miguel Gandia Monton, do të jetë drejtues i përgatitjes fizike dhe atletike, pasi ka punuar më parë për ekipe si: Barcelona, Real Zaragoza, Cordoba C.F. dhe skuadrën kombëtare të futbollit të Indonezisë;Javier Moros Barrera do të jetë trajner i Ekipit U19, me përvojë si trajner moshash në shtetet: Spanjë, Francë, Kinë dhe Kenia.Falë këtyre ndryshimeve, shpresojmë rezultate më të larta për Apoloninë në sezonin e ri sportiv”, ka shkruar klubi fierak.