Vjen zyrtarizimi, Moises Caicedo transferohet në “Stamford Bridge”
Shkruar nga NEWSPORT
Chelsea ka zyrtarizuar Moises Caicedo. Mesfushori ka preferuar Blutë e Londrës për të vazhduar karrierën e tij.
Në “Stamford Bridge” 21-vjeçari ka firmosur kontratë deri në vitin 2031, teksa ka opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Në këtë mënyrë mesfushori largohet nga Brighton drejt një tjetër ekipi anglez.
Ky transferim u ka kushtuar arkave të Bluve të Londrës plot 133 milionë euro. 21-vjeçari bën kështu transferimin rekord në Premier League. Gjithashtu Brightion ka ruajtur edhe një përqindje të kartonit të tij në rast rishitje në të ardhmen.