Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Vjen shansi i artë për Kristjan ASLLANIN, merr “çelësat” e mesfushës ndaj kampionëve (FORMACIONET E MUNDSHME)

Shkruar nga NEWSPORT
Vjen shansi i artë për Kristjan ASLLANIN, merr

Inter do të përballet me Napolin në stadiumin “Diego Armando Maradona” sonte në orën 18:00, në një sfidë delikate. Napoli ka arritur të shpallet kampione e Italisë përpara përfundimit të kampionatit duke u futur në këtë ndeshjë shumë të qetë. Nga ana tjetër Interi kërkon të "blindojë" zonën Champions në këtë pëballje.

Për këtë sfidë trajneri Inzaghi i ka besuar çelësat e mesfushës mesfushorit të kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani. 21-vjeçari këtë sezon me zikaltërit ka luajtur në 18 ndeshje në Seria A, ku shumica prej tyre i ka nisur nga stoli. Sot ai pritet të nis titullarë duke lënë në stol Calhanoglu dhe Brozovic. Për krah tij nga minuta e parë do të jetë Barella.

FORMACIONET E MUNDSHME:

NAPOLI (4-3-3): Meret; DiLorenzo, Rrahmani, Kim, Olivera; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Politano, Osimhen, Elmas.

Trajneri: Spalletti.

INTER (3-5-2): Onana; D'Ambrosio, De Vrij, Sticks; Bellanova, Barella, Asllani, Gagliardini, Gosens; Lukaku, Correa.

Trajneri: Inzaghi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga