Reparti ofensiv i Kombëtares shqiptare mund të thuhet me plot gojë që është në formën më të mirë të mundshme. Të gjithë sulmuesit nga Uzuni e Cikalleshi deri tek të sapoardhurit Muçi e Asani kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me golin.
Seferi është një nga ata që ka tundur më shumë rrjeta, plot 15 të tillë në të gjitha garat me Vorsklan në Ukrainë. Ish-sulmuesi i Tiranës mbërriti sot në grumbullim dhe do të jetë nën urdhërat e trajnerit Sylvinho në seancat stërvitore.
26-vjeçari nga Kumanova ka ndarë një foto me ndjekësit e tij në rrjete sociale teksa shihet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ndërsa në diçiturën e saj shkruan: Gati për dy betejat.
Më 17 qershor Shqipëria pret Moldavinë në Air Albania ndërsa 3 ditë më vonë sfidojmë Ishujtë Faroe në transfertë dhe braziliani Sylvinho do të ketë disa “halle luksi” për të përzgjedhur titullarët dhe Seferi është një ndër ata që do t’i shkaktojë më shumë “dhumbje koke”.