Myrto Uzuni ka pasur një takim me kryetarin e Bashkisë të Tiranës, Erion Veliaj. Sulmuesi i njohur beratas i ka dhuruar kryebashkiakut një fanelë të kombëtares shqiptare me autografin e tij.
Lajmi mori dhenë mëngjesin e sotëm me Veliajn që e kishte shpërndarë në rrjetet sociale. Megjithatë në sy bie dora e lojtarit kuqezi i cili duket se e ka të lidhur dhe në allçi. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me të pasi me kombëtaren shqiptare, ai ishte në fushë duke dhënë kontributin e tij.
Në një kohë kur merkato e verës po “vlon” me lajmet e ndryshme për të ardhmen e tij, vizita e bërë në Bashkinë e Tiranës ka zbuluar dorën e dëmtuar.
[caption id="attachment_698350" align="alignnone" width="1536"] Myrto Uzuni me kryebashkiakun Veliaj[/caption]