
Barcelona është future fuqishëm në këtë sesion merkatoje duke nënshkruar me talenetë e rinj. Edhe pse katalanasit humbën garën ndaj Real Madridit për shërbimet e Arda Guler, ata nuk kanë hequr dorë nga sulmesi brazilian.
Por kur jemi ene në pritje të zyrtarizimit të nënshkrimit të Vitor Roque nga ana e Blaugransve ka reaguar edhe trajneri i Brazilit U-20. Ramon Menezes në në një intervistë për “RAC1” ka siguruar Barcelonën që Roque është i përgatitur për të luajtur me ta.
"Fizikisht dhe teknikisht ai është i përgatitur për Barçën, ai e kupton lojën shumë mirë dhe kjo do ta bëjë më të lehtë për të të kuptojë vendin e tij taktik brenda ekipit pavarësisht nga rinia e tij. Ai është një i ri shumë premtues, me një të ardhme të madhe. Barcelona fiton shumë, merr një futbollist të shkëlqyer”. Ka thënë Menezes.