
Para pak ditësh ndërroi jetë trajenri që ka qënë në krye të ekipit të basketbollit Falmurtari për femra, Viron Toska. Ai u prek nga Coronavirus, me Toskën që humbi të vetmen betejë në jetë.
Ish-Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka bërë një postim në rrjetet sociale. Gjika sugjeron që Palllati i Sportit në këtë qytet të marrë emrin e tij. Gjurmët që ka lënë një nga ikonat e sportit janë të pashlyeshme dhe do mbeten të tilla.
Gjika shkruan:
''Si qytetar, si sportdashës, si bashkëpunëtor, si ish drejtues, qytetarisht i propozoj Keshillit Bashkiak dhe Bashkisë Vlorë që Pallati i Sportit te marri emrin :
"Pallati i Sportit Viron Toska" ''.
Poll