Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Vinicius për rastin Mendy: "Jeta e tij nuk do të jetë më e njëjta. Çfarë do të bëjnë ata për të dëmtimin e imazhit?"

Shkruar nga NEWSPORT

I pafajshëm nga akuzat, Benjamin Mendy ka disa ditë që ka rikthyer në një “burrë” të lirë, duke marrë disa mesazhe nga kolegë dhe ish-shokët e tij. Nga Paul Pogba te Memphis Depay, disa kanë qenë në anën e ish-mbrojtësit të Manchester Cityt pas lirimit të tij, dhe ndër këta i fundit ishte Vinicius Jr, i cili i shkroi një letër Mendy-t me një postim në rrjetet sociale:

“Më vjen keq për gjithçka që ke kaluar, Benjamin Mendy. Keni humbur dy vite karrierë, por kjo është më e pakta nga gjithë kjo situatë… Dhe dëmi psikologjik? Me siguri jeta juaj nuk do të jetë më e njëjta. Kultura e shkatërrimit të reputacionit ka marrë një tjetër viktimë. Deri kur do të akuzohemi dhe do të dënohemi pa pasur të drejtën e mbrojtjes elementare? Lajmet e rreme krijohen dhe përhapen pa verifikuar asnjë fakt (që personalisht i kam dëgjuar shumë këto ditë festash) dhe më pas situata thjesht përkeqësohet. Të qenit i përgjegjshëm do të ishte minimumi për çdo profesionist, por sot puna serioze është bërë përjashtim. Nuk ka kufij për të marrë më shumë klikime dhe angazhim. Pyetja ime është se çfarë do të bëhet për të rregulluar dëmet?”.

[caption id="attachment_700630" align="alignnone" width="323"]InstaStory i Vinicius Junior InstaStory i Vinicius Junior[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga